Pato, ‘koritet’ nga Dida
Njëri kundër tjetrit, nga 11 metra, në duelin e vlefshëm për çerekfinale të Kupës së Brazilit. Dy ish anëtarët e Milanit, sulmuesi Alexandre Pato dhe portieri Nelson Dida janë përballur mes vete në duelin mes Corinthiansit dhe Gremios , ndeshje ku fituesi u përcaktua vetëm pas ekzekutimit të penalltive. Dhe, pikërisht Pato bëri gabimin vendimtar kur…

Sport
Njëri kundër tjetrit, nga 11 metra, në duelin e vlefshëm për çerekfinale të Kupës së Brazilit. Dy ish anëtarët e Milanit, sulmuesi Alexandre Pato dhe portieri Nelson Dida janë përballur mes vete në duelin mes Corinthiansit dhe Gremios , ndeshje ku fituesi u përcaktua vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Dhe, pikërisht Pato bëri gabimin vendimtar kur tentoi të realizojë me goditjen e ashtuquajtur ‘panenka’ – njësoj siç kishte bërë mesfushori italian Andrea Pirlo në duelin kundër Anglisë në Euro 2012 – por nuk i shkoi mirë.
Ai nuk e ekzekutoi siç është më së miri goditjen, por duhet pranuar se edhe Dida duket se ia lexoi mendimin.
Corinthians u eliminua kurse më e keqja për Paton erdhi pas ndeshjes, kur u vërshua nga kritikat e tifozëve në rrjetet sociale.