“Patek Philippe” dhe “Rolex” – dy ora luksoze ndalohen në aeroportin “Adem Jashari”, ishin pa faturë

Zyrtarët doganorë kanë identifikuar mallra të padeklaruara me vlerë të lartë gjatë një kontrolli rutinë të udhëtarëve në arritje, në Aeroportin “Adem Jashari”. Gjatë skanimit të bagazheve, në njërën nga valixhet e një udhëtari janë gjetur dy orë të reja luksoze, për të cilat personi nuk ka paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, siç kërkohet sipas…

Lajme

09/12/2025 11:44

Zyrtarët doganorë kanë identifikuar mallra të padeklaruara me vlerë të lartë gjatë një kontrolli rutinë të udhëtarëve në arritje, në Aeroportin “Adem Jashari”.

Gjatë skanimit të bagazheve, në njërën nga valixhet e një udhëtari janë gjetur dy orë të reja luksoze, për të cilat personi nuk ka paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, siç kërkohet sipas procedurave doganore.

Sipas njoftimit për media u tha se mallrat në fjalë janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët për detyrimin e deklarimit të mallrave me vlerë të lartë, duke theksuar se çdo mosdeklarim paraqet shkelje ligjore dhe mund të rezultojë në masa ndëshkuese./Lajmi.net/