“Pate”, vjen nga Lumi B dhe Yll Limani

Dyshja e njohur sollën projektin e paralajmëruar.

ShowBiz

14/08/2020 17:31

Pritja e fansave të Yll Limanit dhe Lumi B ka marrë fund, dy artistët sapo publikuan këngën e re, shkruan lajmi.net.

“Pate”, titullohet kënga e re e këtyre dy artistëve, tekstin e së cilës e kanë shkruar vetë, kurse për muzikën u kujdes Fatjon Miftari.

Për miksimin u kujdes Niklas Neumann, kurse masterin Lex Barkey, ndërsa anën vizuale e punoi Imagine Films.

Më poshtë mund ta dëgjoni duetin më të ri në estradë, sjellë nga Lumi B dhe Yll Limani. /Lajmi.net/

YouTube player