Patat si terapi pas traumave në Kosovë, Bosnjë e Irak

Paul Wilkie sheh shumë ëndrra të këqija me përjetimet e tij nga lufta e Kosovës, Irakut dhe Afganistanit. Ai ka zbuluar se patat janë një terapi e mirë për të tejkaluar këto çaste të vështira.

Bota

08/01/2014 18:10

Një ish-oficer i shkatërrimit të bombave është duke u përballur me sëmundjen e stresit post-traumatik dhe si terapi shërimi nga këto trauma  ai nxjerr në shëtitje patat e tij.

Paul Wilkie ka qenë dëshmitar i një numri të madh të ngjarjeve të tmerrshme përgjatë 22 viteve të shërbimit të tij në Inxhinierinë Mbretërore, ku ka marrë pjesë në misionet në Kosovë, Irak dhe Afganistan.

Por patat e tij Hesco dhe Bastion- të emëruara sipas mureve të përkohshme në ushtri- i kanë ndihmuar atij që të përballet me ankthet dhe me skenat e këqija, të cilat i ka parë gjatë shërbimit të tij për Kombet e Bashkuara në Bosnjë, 18 vite më parë.

Babai i tre fëmijëve, Paul shkroi për Perthshire Adertiser: “Nuk do të ju hyj shumë detajeve, por unë kam parë fëmijë që luanin me minat dhe më pas vriteshin”.

“Për çdo natë kur shkoj të fle, përjetoj edhe njëherë eksperiencat e tmerrshme. Nganjëherë ndodh që të më kujtohen dhe i përjetoj 3-4 ngjarje, ndonjëherë ndodh që numri i tyre arrin deri në 6”.

“Tash jam duke e marrë situatën nën kontroll, duke iu falënderuar patave”.

“Kur unë zgjohem në mes të natës, dal jashtë që të marr ajër të pastër dhe t’i shoh patat”.

“Vetëm duke iu duartrokitur atyre, unë mund që të qetësohem. Ato janë si një terapi për mua- ato më mbajnë në rregull nga mendtë”.

Paul, i cili është 43 vjeçar, del në shëtitje me shokët e tij me pupla dhe është një figurë e njohur në Guidtown, afër Perth.

Ai shtoi: “Unë flas me ato dhe ato flasin me mua, dhe të gjithë në fshat mendojnë se unë jam njeri komik”.

“Fëmijët këtu i adhurojnë këto pata. Të gjithë fqinjët e mi tashmë duan që të kenë pata”.