Pata refuzon t’i braktisë vezët e saj edhe pse foleja fillon t’i digjet

Një patë në Kanadë është duke u shëruar nga disa djegie të rënda pasi foleja e saj morri zjarr nga disa cigare të hedhura afër saj.

Fun

12/05/2015 11:50

Veterineri specialist Tim White thotë për DailyMail se ai dhe vajza e tij e panë zjarrin që filloi të dilte të dielen jashtë zyres së tij në Sandusky.

Që të dy vrapuan dhe morrën ujë për ta shuar zjarrin, por pata tashmë ishte djegur rëndë përderisa ishte duke u përpjekur për t’i mbrojtur vezët e saj, transmeton Lajmi.net.

Pata më pas u dërgua tek një specialist dhe filloi të shërohej në një qendër rehabilitimi në Castalia, rreth 43 milje në juglindje të Toledos.

Ekspertët thonë se pata ndoshta nuk do të mund të fluturojë më. Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga kjo ngjarje:

288EC57C00000578-0-image-a-1_1431363712161 288EB11200000578-0-image-a-5_1431363939895288EB10D00000578-0-image-a-3_1431363802533288E96AF00000578-0-image-a-4_1431363868213288E96A300000578-0-image-a-6_1431364141400