Pasuria prej 11 milionë dollarësh e Mac Miller do të ndahet mes miqve dhe familjes së tij

Kanë kaluar mbi një vit që nga vdekja tragjike e Mac Miller.

ShowBiz

18/09/2019 09:29

Pasuria prej 11 milionë dollarësh e Mac Miller do të ndahet mes miqve dhe familjes së ngushtë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Pasuria e reperit sipas dokumenteve arrin në rreth 11.3 milionë dollarë, raporton TMZ.

Ndërsa prindërit dhe vëllai i tij, Miller McCormick, do të marrin shumicn më të madhe të pasurisë, miqtë e tij të ngushtë janë regjistruar për të marrë mjaft nga gjërat personale të yllit gjithashtu.

Para se të vdiste, Mac ia kishte lënë rrobat dhe pajisjet elektronike mikut të tij, Bryan Johnson.

Do të thotë që shoku i tij do të ketë në pronësi të gjithë televizorët, laptopët dhe iPad-ët. Një tjetër shok i tij do të marrë gjërat e argjendta, të cilat kapin vlerën e mijëra dollarëve.

Dylan Reynolds është vendosur të marrë të gjitha instrumentet dhe pajisjet e tij, përfshirë kitarat e tij prej 5000 dollarësh.

Dhe së fundi, shoku i tij i fundit Jimmy Murton do të marrë mobiljet e tij.

Ndërsa, familjes së tij i mbesin rreth 5 milionë dollarë që ai kishte në llogaritë e tij bankare dhe sende tjera.

Artisti i emëruar për “Grammy” ndërroi jetë vitin e kaluar për shkak të një mbidozës së drogës. /Lajmi.net/