Pasuria milionëshe e Mytaher Haskukës

Kryetari i  Prizrenit Mytaher Haskuka  ndodhet në krye të listës së kryetarëve të komunave përsa i përket pasurisë.

Lajme

12/06/2018 13:17

Ai në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar një pasuri prej 2,7 milionë euro.

Haskuka ka vetë deklaruar se ka në pronësi një shtëpi në vlerë prej 300 mijë euro, shtëpi tjetër në vlerë prej 270 mijë euro, shtëpi dy objekte në vlerë prej 300 mijë euro, shitore 150 mijë euro trashëgimi, shitore 120 mijë euro, ara punuese toka në vlerë të 1,2 milionë euro poashtu trashëgimi, ara punuese 300 mijë euro, banesë 54 mijë euro, tokë bujqësore 33 mijë euro.

Haskuka po ashtu në pronësi ka edhe dy vetura në vlerë prej 14 mijë euro.

Ai ka vetë deklaruar se bashkëshortja e tij është aksionare me 33 për qind në kompaninë “ Aplikative Research Solutions, Konsulencë”, deri sa para të gatshme në banke ka deklaruar se i ka vetëm 5 mijë euro.