Pasuria marramendëse e deputetit shqiptar që akuzohet për vrasje në Belgjikë

Deputeti i Parlamentit Shqiptar, i arrestuar për vrasje në Belgjikë, Mark Frroku, ka në pronësi një pasuri marramendëse, banesa, vila, hotele, Audi, Benz, BMW, që sipas vlerësimeve të tregut, kapin shifrën e rreth 10 milionë eurove.

Lajme

10/04/2015 15:22

Gazeta Shqip ka zbardhur deklarimet e pasurisë së Mark Frrokut në Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave( ILDKPKI).

Në vitet 2013 dhe 2014 ka deklaruar miliona euro qarkullim, shitje kompanish dhe blerje hotelesh.

Sipas dokumenteve zyrtare, ai, por edhe familja e tij, ka në pronësi disa vila, dhjetëra lokale, hotele, troje, tokë are, vreshta etj. Pasuritë i ka ngritur, sipas deklarimeve, nga kompanitë AML dhe “Xhoi Loto”, përgjatë 10 viteve të fundit, por edhe nga shitblerjet e pasurive në të kaluarën.

Në vitin 2014, vetëm nga shitja e 30% të aksioneve të kompanisë “Xhoi Co 21″, deputeti Frroku ka shtuar në të ardhurat e tij për vitin 2013 plot 1.4 milionë euro.

Ndërkohë, në vitin 2013, kur dhe mori mandatin, Frroku ka deklaruar si shtesë në të ardhurat e tij edhe 500 mijë euro nga të ardhurat e shoqërisë AML. Madje, për vitin 2013, Frroku ka deklaruar se ka dhënë hua një shumë rreth 650 mijë euro.

Pra, sipas llogarive të thjeshta, vetëm nga këto tri deklarime të ardhurat kapin shifrën e 2.5 milionë eurove.  Por, kjo shifër shkon edhe më tej, ku sipas deklaratave të pasurisë për 2013-2014, deputeti disponon prona të shumta, automjete, apartamente banimi, si dhe lokale e dyqane.

32 deklarimet e vitit 2013 të Mark Frrokut

Apartament 49.3 m2, Shëngjin: 2.451.196 lekë
Dyqan 133 m2, Himarë: 130 mijë euro
Dyqan 78.66 m2, Vlorë: 5.734.314 lekë
Dyqan 56.84 m2, Vlorë: 4.143.636 lekë
Apartament 69.6 m2, Shëngjin: 3.460.512 lekë
Bodrum 11.6 m2, Shëngjin: 403.726 lekë
Bodrum 11.6 m2, Shëngjin: 403.726 lekë
Shtëpi banimi tri kate 532 m2, Tiranë: 532.000 euro
Tokë are, 30 dynym, Pukë (e trashëguar): 21.000.000 lekë (50%)
Shtëpi banimi 160 m2, Pukë (e trashëguar): 40.000 euro (50%)
Lokal 200 m2, Luf Pukë: 100.000 euro (50%)
Tokë are 3 dynym, Luf, Pukë: 5.600.000 lekë (50 %)
Shtëpi banimi 500 m2, Luf (e trashëguar): 100.000 euro (50%)
Dhënie hua: 650.000 euro
BMW, vit prodhimi 2012: 90.000 euro (likuiduar 30.000 euro)
Benz G, vit prodhimi 1996: 10.000 euro
Autoveturë “Audi A3″: 23.000 euro (likuiduar 16.000 euro)
Tokë are 4450 m2, Yzberisht në emër të shoqërisë AML: 1.335.000 lekë (50%)
Tokë are 1352 m2, Yzberisht në emër të shoqërisë AML: me çmim tregu (50%)
Tokë are 1000 m2, Yzberisht në emër të shoqërisë AML: me çmim tregu (50%)
Tokë are 22.400 m2, Kus Tiranë në emër të shoqërisë AML: 448.000 lekë (50%)
Pemëtore 29.800 m2, Kus Tiranë në emër të shoqërisë AML: 596.000 lekë (50%)
Vresht 4.000 m2, Kashar, në emër të shoqërisë AML: 500.000 lekë (50%)
Pemëtore 18.950 m2, Kus Tiranë në emër të shoqërisë AML: 379.000 lekë (50%)
Pemëtore 30.200 m2, Kus Tiranë në emër të shoqërisë AML: 604.000 lekë (50 %)
Pemëtore 32.000 m2 në Kus, Tiranë në emër të shoqërisë AML: 640.000 lekë (50%)
Vresht 1512 m2, Kashar, Tiranë në emër të shoqërisë AML: 500.000 lekë (50 %)
Njësi 224 m2,Durrës: 24.864.000 lekë
Dyqan 175 m2, Tiranë: 100.000 euro
Të ardhura nga shitja e 30 % të aksioneve të “XHOI CO 21″: 1.400.000 euro
Të ardhura nga shoqëria AML (50% e aksioneve): 500.000 euro
Të ardhura nga paga e përfitime financiare si deputet: 730.454 lekë

Daklea Frroku/ Bashkëshortja

Pemëtore, 950 m2, Kashar: 425.600 lekë
Truall 250 m2, Kashar: 6.696.250 lekë
Administratore e shoqërisë “FC Leonard”: 2.000.000 lekë

Deklaratë për 2014

Ndërtesa e ish-hotel “Pensioni”: 6.000.000 euro
Autoveturë “Mercedez Benz”: 18.000 euro
Autoveturë “Audi”: 900.000 lekë
Autoveturë “Audi”: 5.000 euro
Shpenzime rikonstruksioni për godinën “Leonard &Junior”: 40.000 euro
Të ardhura nga Kuvendi i Shqipërisë: 2.400.000 lekë
Të ardhura nga pensionet e prindërve: 360.000 lekë
Shpenzime udhëtimi dhe akomodimi në SHBA: 10.000 USD

Daklea Frroku/ Bashkëshortja

Të ardhura nga paga në kompaninë “Leonard & Junior”: 600.000 lekë
Shpenzime udhëtimi dhe akomodimi në Gjermani me vajzën: 3.000 euro