Pasuria e Çekut në Kroaci

Miti i asaj që Agim Çeku ka shtëpi e vila në Kroaci si rezultat i pjesëmarrjes në luftën e Kroacisë, tashmë është shuar. Ai ka deklaruar pasurinë e tij pranë Agjencia Kundër Korrupsionit ku shihet qartë se sa shtëpi i ka edhe në Kosovë.

Lajme

06/06/2015 22:27

Ai ka një banesë me 91.42m² e blerë nga Ministria e Mbrojtjes në Republikën e Kroacisë në vitin 1995 me vlerë 90.000€ dhe një shtëpi për pushim me oborr në Kroaci e blerë në vitin 1997 me hapësirë 805m² me vlerë 60.000€.

Te pasuritë e paluajtshme ai ka deklaruar një shtëpi banimi me sipërfaqe 1.684m² me vlerë 200.000€ dhe shtëpi tjetër banimi të përbashkët me familjen dhe të trashëguar nga prindi me vlerë 100.000€, tokë bujqësore me vlerë 30.000€, të gjitha këto në Kosovë, duke ju bashkangjitur edhe banesa e shtëpia e lartpërmendur në Kroaci.

Pasuri të luajtshme Çeku posedon një veturë VW Golf me vlerë 3.500€. Ndërsa para të gatshme në llogari bankare ai ka 6.000€, por që ka edhe një kredi me vlerë 8.000€ e marrë me kohëzgjatje të kthimit për 2 vite.

Të hyrat vjetore të Çekut janë nga paga mujore si deputet me shumë vjetore 18.000€, pensioni nga TMK(Trupat Mbrojtëse të Kosovës) me shumë 6.720€, pensioni që merr nga Ministria e Mbrojtës së Kroacisë me shumë 12.000€ dhe mëditje nga Komisioni i Veteranëve si kryetar, me shumë 720€./Indeksonline/

Kliko këtu për ta parë dokumentin e plotë.