“Pastrimi” shet autmojetet për hekur (Foto)
Për 250 euro dikush do të mund të bëhet pronar i një Golf 2. Kjo pasi që dikush nga qytetarët e Kosovës do të ketë fatin që të blejë automjet me çmim të hekurishteve.

Lajme
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” do të shesë plotë 9 automjete, duke u vendosur çmimin fillestar prej 22 cent për kilogram për hekurishte, raporton ORAinfo.
Prej tyre tre janë tri vetura dhe gjashtë automjete tjera të rënda.
Nëse merret parasysh çmimi i caktuar fillestar, atëherë i bije se vlera e një Golf 2 do ë jetë më e ulët se 250 euro.
Në ankandin publik të “Pastrimit” thuhet se asetet do ti shiten ofertuesit që ofron çmimin më të lartë. Ofertuesi i suksesshëm do të shpallet në kohën e ofertimit.
“Ofertat duhet te dorëzohen ne adresën e cekur me lartë jo me vonë se 17.08.2015 deri ne ora 13:00 Ofertat e dorëzuara do te hapen ne prezencë të përfaqësueseve te ofertueseve te cilët dëshirojnë te marrin pjese ne adresën e cekur me larte me datën 17.08.2015 ne ora 13:30”, thuhet në ankandin publik. (ORAinfo)