“Pastrim” te skuadra e Arsenalit – 10 lojtarë pritet të largohen gjatë verës
10 lojtarë pritet të largohen gjatë verës nga skuadra e Arsenalit.

Sport
Reformat te “topçinjtë” duket se do të nisen nga largimet, me një dyzinë lojtarësh që nuk janë pjesë e planit të trajnerit Mikel Arteta.
Brenda kësaj liste bie në sy edhe portieri gjerman, Bernt Leno dhe Alexandre Lacazette.
Pos tyre janë edhe lojtarë të tjerë, si: Mohammed El Neny, Cedric Soares, Nicolas Pepe, Hector Bellerin, Pablo Mari, Lucas Torreira, Matteo Guendouzi dhe Reis Nelson.
Leno dhe Lacazette, për dallim nga pjesa tjetër e të përfolurve për largim, ndërrimin e ambientit po e konsiderojnë për shkak të minutazhës jo të kënaqshme.
Përveç largimeve, pritet të ketë edhe ardhje të reja në pozitën e sulmit dhe krahut të mbrojtjes. /Lajmi.net/