Pastore i Realit, nga sezoni tjetër

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Javier Pastore, mund të jetë përforcim i Real Madridit për sezonin e ardhshëm.

Sport

23/01/2015 10:15

Real Madrid tashmë ka filluar të mendojë edhe për përforcimet e sezonit të ardhshëm dhe një prej tyre mund të jetë ylli i Paris Saint-Germain, Javier Pastore.

Sipas portalit spanjoll “Fichajes”, reprezentuesi argjentinas është në mesin e futbollistëve që mund t’i bashkohen gjigantit nga Santiago Bernabeu, pas përfundimit të këtij sezoni.

Trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti kërkon një mesfushor kreativ për të ndihmuar dyshen Toni Kroos e Luka Modric, dhe Pastore thuhet se kryeson listën e preferencave të tij.