Pasojnë dorëheqjet në Bosnje e Hercegovinë

Pas protestave të dhunshme në disa qytete të Bosnjës, kanë pasur edhe dorëheqjet e disa zyrtarëve të kantoneve. Protesta ka vazhduar sot në Bihac. Nga protestat e djeshme janë lënduar 348 persona: 187 policë dhe 161 protestues.

Lajme

08/02/2014 17:07

Shtohet numri i të lënduarve në demonstratat në qytetin Bihac të Bosnje e Hercegovinës.

Mijëra qytetarë janë duke iu bashkuar protestave të dhunshme në B.H. të cilat po kalojnë në ditën e tretë, raporton Al Jazeera Balkans.

Qytetarët e mbledhur në sheshin qendror të qytetit të Bihacit kanë shkuar tek ndërtesa e Kryeministrit të kantonit, Hamdi Lipovac, ku edhe ka nisur përleshja në mes të protestuesve dhe forcave policore.

Si pasojë e këtyre përleshjeve, është shtuar numri i të lënduarve nga radhët e protestuesve dhe policëve.

Lipovac ka mohuar lajmin e transmetuar në media lokale ku raportohej se kishte ikur me familje në Kroaci.

“Unë jam në Bihac! Unë i përkrah thirrjet qytetarëve për pakënaqësi. Gjykoj të gjithë ata persona që marrin pjesë protestë të droguar të dehur dhe të gatshëm për të vjedhur e ndezur shtëpi”.

Përfaqësues të njësive speciale policore janë duke e ruajtur ndërtesën e Komunës së Bihacit, i cili është kryeqyteti i Kantonit Unsko-Sanska të Federatës së B.H.

Epilogu i protestave treditore në shumicë e qyteteve të Federatës së B.H., që kanë filluar në Tuzla, është dorëheqja e dy Kryeministrave të kantoneve – atij të Tuzlës, Sead Causevic dhe të Zenicës, Munib Husjenagic.

Dorëheqje ka dhënë edhe Kryeministri Kantonit të Sarajevës, Suad Zeljkovic.

Pas kaosit të krijuar në Mostar, mbrëmë ka dhënë dorëheqje edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kantonit Hercegovinës-Neretves, Mario Suletna, raportojnë mediat boshnjake, duke u thirrur në informata jozyrtare.

Situata e sigurisë në Sarajevë dhe në qytete tjera të Bosnjës gjatë mëngjesit të sotëm ka qenë e qetë.

Në protestat e djeshme në të gjithë territorin e Bosnjës janë lënduar 348 persona: 187 policë dhe 161 protestues.

Në Sarajevë: 144 policë dhe 138 protestues, në Tuzël: 12 policë dhe 11 protestues, në Zenicë: 29 policë dhe 11 protestues, Në Bihac: 2 policë dhe 1 protestues.