Pasojat e tërmetit, shtëpi të krisura e gjësende të lëvizura nga vendi

Tërmeti u fuqishëm që e goditi sot Maqedoninë në orën 15.15 minuta epiqendrën e kishte diku afër liqenit të Smilkovcit ku kishte epiqendrën edhe tërmeti i mëngjesit që dridhi vetëm qytetin e Shkupit, njofton Zhurnal.

Lajme

11/09/2016 16:40

Ndryshe nga tërmeti i mëngjesit, ai i pasdites ka dridhur gati gjitha qytetet e Maqedonisë që nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërcova, Struga, Manastiri e Velesi ndërsa është ndier edhe në Kosovë e më saktësisht deri në Prishtinë.

Pasojat e dridhjes ndoshta nuk janë shumë të mëdha por në rrjetet sociale janë shpërndarë mure të shtëpive të krisura dhe gjësende të lëvizura nëpër dhomë nga fuqia e dridhjeve.

sendet1 sendet2