Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Pasi publikoi këngën e re, Baby G pranon befasinë e bukur nga prindërit

18:41 | 7 Prill 2020

Foto: Instagram

Baby G tregoi se si e befasuan prindërit.

Baby G pas një kohe të gjatë, dje është rikthyer me këngë të re, titulli i të cilës është “Rap Song”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja pranoi komente të shumta lidhur me këtë këngë, ndërsa nuk munguan as dhuratat nga më të dashurit e saj.

Ajo publikoi një fotografi, në të cilën shfaq një buqetë me lule dhe një kartolinë, të cilën ia kanë dërguar prindërit e saj.

“Faleminderit nënës dhe babait tim që gjithmonë janë përkrahësit e mi më të mirë”, ka shkruar këngëtarja sipër fotos.

Për ndryshe, “Rap Song” është kënga e parë e Baby G në këtë zhanër. /Lajmi.net/