Pasi i mbyti gruan, lumi ia shemb gjysmën e shtëpisë

Familja Abrashi në Vërdovë të Pogradecit i ka shpëtuar për pak një tjetër tragjedie nga përmbytjet.

Lajme

11/10/2015 12:28

Vetëm 6 muaj pasi gruaja e Andrea Abrashit, Monika Abrashi humbi jetën ndërsa vërshimi i lumit Vërdovë e mori përpara në oborrin e shtëpisë, kësaj familje i është shembur gjysma e shtëpisë.

Në momentin e ngjarjes në banesë ishin 6 anëtarët e familjes, mes tyre tre fëmijë.

I zoti i shtëpisë, Andrea Abrashi, tha për Ora Neës se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm dhe se në dhomën që shembi lumi flinin fëmijët.

Ai tregon se po të mos ishte në banesë muri i shembur do t’ia kishte zënë poshtë fëmijët./OraNews/