Pasi fitoi Ligën e Evropës, Ibra tregon skuadrën për sezonin e ri

Zlatan Ibrahimovic duket se ka vendosur të qëndrojë te Manchester United.

Merkato

28/05/2017 08:38

Sipas informacioneve të fundit të “Daily Mail”, suedezi ka kërkuar që të vazhdojë kontratën edhe për një vit.

Ai ka refuzuar ofertat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga të cilat ishte vërshuar pas lëndimit që e pësoi, përcjellë “Lajmi.net”.

Triumfi i Unitedit në Ligën e Evropës dhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri, ka bërë që Ibra të kërkojë qëndrimin në “Old Trafford”. /Lajmi.net/