Pasi e refuzoi Barcelona, Griezmann ka gjetur skuadrën e re

Antoine Griezmann ka bërë me dije se do të largohet nga Atletico Madrid në fund të këtij sezoni.

Merkato

20/03/2019 11:23

Antoine Griezmann po largohet nga Atletico Madrid, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Sulmuesi francez po tenton të transferohet te Barcelona, por këta të fundit nuk janë të interesuar, përcjell lajmi.net.

Manchester United dhe Bayern Munich janë futur në garë për Griezmannin, gjersa duhet të paguajnë 150 milionë euro.

Francezi është i gatshëm që të kalojë tani te njëra nga skuadrat, por mbetet të arrihet marrëveshja me Atleticon. /Lajmi.net/