Pasi e konfirmoi lajmin e shtatzënisë, Emily Ratajkowski pozon nudo
Modelja u zhvesh për të treguar ndryshimin që ka pësuar trupi i saj gjatë shtatzënisë.

ShowBiz
Emily Ratajkowski është një ndër emrat më të njohur të industrisë së modës, e cila njihet për fotosesionet e shumta, shkruan lajmi.net.
Së fundi, ajo ka konfirmuar se është shtatzënë, teksa bëri edhe paraqitjet e para me barkun e rrumbullakosur.
Në fotografitë e fundit, modelja i hoqi të gjitha për t’u treguar fansave se si e ndryshoi shtatzënia në muajt e parë.
“20 javë ?po e njoh trupin tim të ri”, ka shkruar ajo sipër fotografive, të cilat i realizoi para pasqyrës. /Lajmi.net/