Pasi e humbi gjyqin me “The Sun”, Johnny Depp detyrohet të heq dorë nga ky rol
Johnny Depp u detyrua të heq dorë nga "Fantastic Beasts 3", pasi e humbi gjyqin për shpifje ndaj "The Sun".

ShowBiz
Roli i magjistarit të errët Gellert Grindelwald tashmë kuptohet se do të ketë tjetër kandidat, shkruan Sky News, transmeton lajmi.net.
Johnny Depp është detyruar të heqë dorë nga roli i tij në Fantastic Beasts 3 pas gjyqit të tij të pasuksesshëm për shpifje kundër gazetës The Sun.
Ylli tha se ai kishte rënë dakord për një kërkesë për të dhënë dorëheqjen, duke shtuar në një postim në rrjetet sociale se “gjykimi surreal” i gjyqit të Gjykatës së Lartë “nuk do të ndryshojë luftën time për të thënë të vërtetën”.
Përfshirja e Depp në spin-offin e Harry Potter ishte katalizatori për të gjithë çështjen civile pasi ai paditi News Group Newspapers Ltd (NGN) mbi një kolonë e cila u botua si në shtyp dhe në internet.
Ylli i Hollywood-it kishte thënë në Gjykatën e Lartë se artikujt kishin shkaktuar dëm serioz në reputacionin e tij personal dhe profesional dhe se qëllimi i gazetër ishte t’ia ‘përfundonte’ karrierën e tij.
Gjyqtari Nicol vendosi se ishin të vërteta pretendimet e tabloidit se ai ishte i dhunshëm ndaj ish-gruas, Amber Heard.
Depp kishte luajtur kapitenin Jack Sparrow pesë herë gjatë 14 viteve, duke sjellë kthime të mëdha në arka për filmat miqësorë për familjen. /Lajmi.net/