Pasdite me Real Madridin, në mbrëmje me Castillan – lojtari që dje u ftua dy ndeshje

Vetëm pesë orë pasi u largua nga pankina e Real Madridit në përfundim të fitores së tyre ndaj Levante, Rodrygo startoi për Castillan në përballjen ndaj Langreo në orën 20:00 të shtunën në mbrëmje.

Sport

15/09/2019 17:25

Braziliani pati rastin të bëjë paraqitjen e tij të parë të Los Blancos në orët e para të pasdites për skuadrën e parë, por nuk arriti ta bënte dhe kësisoj u largua nga ‘Santiago Bernabeu’ dhe shkoi në Valdebebas, ku pjesa tjetër e Castilla ka qenë që nga e premtja .

Castilla ka katër pikë nga tre ndeshjet e tyre të para të sezonit.

Legjenda spanjolle Raul ndërkohë është trajner i skuadrës së dytë madrilene. /Lajmi.net/