Pasardhësi i Lewandowskit

Borussia Dortmund ka gjetur pasardhësin e Robert Lewandowskit. Gjatë afatit kalimtar të verës në klub do të vjen Adrian Ramos nga Hertha Berlin. Sky ka njoftuar se klubet kanë arritur marrëveshje me vlerë prej 10 milionë eurosh që Ramos t’i bashkohet Dortmundit, pas përfundimit të këtij sezoni. Kështu, trajneri Jurgen Klopp ka siguruar shërbimet e…

Sport

07/02/2014 21:38

Borussia Dortmund ka gjetur pasardhësin e Robert Lewandowskit.

Gjatë afatit kalimtar të verës në klub do të vjen Adrian Ramos nga Hertha Berlin. Sky ka njoftuar se klubet kanë arritur marrëveshje me vlerë prej 10 milionë eurosh që Ramos t’i bashkohet Dortmundit, pas përfundimit të këtij sezoni.

Kështu, trajneri Jurgen Klopp ka siguruar shërbimet e aktualisht golashënuesit më të mirë në Bundesligë me 12 gola në 19 ndeshje.

Dortmund për Ramosin mposhti konkurrencën e disa rivalëve të mëdhenj evropian përfshirë Arsenalin – menaxheri Arsene Wenger e kërkonte futbollistin në Emirates për sezonin e ardhshëm – duke ia arritur qëllimit.

Ramos është ‘basti’ i ri i Dortmundit, që rrallë herë gabon me blerjen e një përforcimi. Lewandowski do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni duke iu bashkuar Bayern Munichut.