Pasaporta e vaksinimit, Greqia dhe Italia ndër vendet e para që do e testojnë
Greqia do të jetë një ndër vendet e para që do të marrë pjesë në testimet e pasaportës së vaksinimit.

Bota
Një zyrtar i lartë i BE ka konfirmuar për mediat greke se do të testohet lëvizja e lire e të vaksinuarve nëpërmjet një certifikate digjitale që do të verifikojë qytetarët.
Testimet nisin në javët e fundit të Majit, dhe bashkë me Greqinë ndër vendet që do e testojnë janë Italia, Spanja, Malta, Bullgaria, Estonia dhe Luksemburgu.
Qipro ndërkohë ndodhet në grupin e dytë.
Certfikata apo pasaporta do të mundësohet më 1 korrik ndërkohë mund të operojë zyrtarisht më 30 korrik nëse testimet janë pozitive.