Pasagjerët e zhveshin dhe e rrahin në rrugë (Video)

Në Santiago-Kile, një grua është rrahur nga disa pasagjerë, pasi ajo ka tentuar të rrëmbejë një foshnje vetëm katër muajsh brenda në autobus.

Fun

12/05/2016 16:55

Pasagjerët e kanë kapur, pastaj duke e sulmuar me shqelma, presin derisa të vjen policia, transmeton lajmi.net.

Në video gruaja shihet gjysmë e zhveshur nga vetë pasagjerët dhe e kapur nga udhëtarët, disa duke e goditur me shqelma nëpër trup, njëri duke i dredhuar krahun, e njëri duke e kapur për flokë.

E dyshuara, e cila quhet Deisi Caviedes Ardila, sipas policisë është një emigrante kolumbiane e cila u arrestua duke u përballur me një akuzë krimi për rrëmbim.

Sipas policisë, e dyshuara ka tentuar t’ia marrë foshnjën një nëne brenda në autobus, duke e kërcënuar me thikë. Pas daljes së saj nga autobusi, viktima në këtë rast nëna e foshnjës katër muajsh filloi të ulërinte, dhe pasagjerët tjerë kishin dalë për t’i ndihmuar, e siç shihet edhe në video kapin të dyshuarën për flokë dhe me shqelma. /lajmi.net