Pas vuajtjeve të gjata nga Covid-19, Kimmich kthehet në stërvitje me Bayern Munich
Joshua Kimmich është kthyer në stërvitje me skuadrën e Bayern Munich.
Sport
Ylli gjerman i Bundesliga, Kimmich, vuajti një kohë të gjatë nga virusi Covid-19, i cili ia dëmtoi mushkëritë në një masë të madhe.
Kimmich refuzonte të vaksinohej në fillim, por më vonë u dorëzua dhe mori dozën e nevojshme kundër Covid-19.
Së fundmi, lojtari ka filluar rikuperimin dhe është kthyer në stërvitje me bavarezët, përcjell lajmi.net.
Gjermani shënon këtë regjistrim pas dy muajve mungesë te skuadra e tij.
Ndeshja e fundit e Kimmich me fanellën e Bayern u regjistrua më 6 nëntor, ndaj Freiburg. /Lajmi.net/