Pas votimit të Gjykatës Speciale, Kuvendi fillon pushimet

Deputetët e Kuvendit të Kosovës menjëherë pas kalimit në leximin e dytë të ligjeve për Gjykatën Speciale, ka filluar pushimet.

Lajme

03/08/2015 23:53

Në deklarimin e tij pas përfundimit të pikave të rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme që përfundoi para pak çastesh, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar të gjithë deputetët që me këtë seancë parlamenti ka mbyllur sesioni pranverore, shkruan lajmi.net.

“Me kaq mbyllet edhe sesioni pranveror, pushime të këndshme e shihemi në sesionin vjeshtor”, ka thënë Veseli. (lajmi.net)