Pas vendimit të Veselit, Besim Beqaj nesër pritet të jap dorëheqje

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, nesër do të mbajë konferencë për media.

Lajme

19/06/2019 19:05

Kjo konferencë e Beqajt vije pas vendimit të kryetari të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli për të shkarkuar nga pozitat gjithë zyrtarët e partisë me aktakuza.

Beqaj do të mbajë konferencë nesër në orën 10:00, ku pritet që të paraqes dorëheqjen e tij.

“Ju njoftojmë se nesër (e enjte), në ora 11:00 ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të mbajë konferencë për media. Konferenca mbahet në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i 3-të, rruga “Luan Haradinaj”, Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërkohë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë për media ka bërë të ditur se sot i ka liruar nga detyra të gjithë të emëruarit e PDK-së që kanë aktakuza dhe që mbajnë pozita në institucionet publike.

Kreu i PDK-së, ka thënë se nepotizmi dhe korrupsioni janë rritur në vendin tonë të vogël dhe kjo duhet të ndryshojë me një luftë të pakompromis ndaj korrupsionit dhe nepotizimit.

“E vetmja mënyrë për të siguruar mundësi të barabarta dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për gjeneratën e ardhshme të të rinjve është ta bëjmë një luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Dhe, do ta përmbushim vizionin tonë për Kosovën me mundësi të barabarta për të gjithë, ekonomikisht të fortë dhe pa korrupsion”, ka thënë Veseli.

Kujtojmë se Ministrin e Inovacionit Besim Beqaj, është i përfshirë ne aferën “Pronto”. /Lajmi.net/