Pas vendimit të Kushtetueses, fillojnë paralajmërimet për protesta

Sonte, Gjykata Kushtetuese ka bërë publik verdiktin lidhur me dekretin e presidentit Thaçi për kandidatin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti duke e konsideruar në përputhje me Kushtetutën.

Lajme

28/05/2020 23:31

Siç edhe është paralajmëruar edhe shprehimisht por edhe me “provat për protestë”, Lëvizja Vetëvendosje menjëherë është angazhuar në organizimin e protestës si kundërshtim për vendimin e Kushtetueses, shkruan lajmi.net.

Një grup në rrjetin social Facebook “Me Albin Kurtin”, ka nisur organizimin e një proteste që e kanë quajtur “Protestë GjithëPopullore 5 Qershor 2020”.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë qëndrimet zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me këtë dekret të Gjykatës Kushtetuese. /Lajmi.net/