Pas vdekjes së ikonës së modës, modelja shqiptare thotë disa fjalë

Bota e modës humbi sot njërin prej emrave më të mëdhenj të saj.

ShowBiz

19/02/2019 19:59

Stilisti i famshëm botëror, Karl Lagerfeld ndërroi jetë në Paris, në moshën 85-vjeçare, shkruan lajmi.net.

Pas vdekjes së tij shumë nga artistët shprehën ngushëllime duke thënë fjalë të mëdha për stilistin, Lagerfeld.

Në mesin e tyre ishte edhe modelja që jeton në SHBA, Emina Çunmulaj e cila siç shihet kishte punuar me të ndjerin.

“Ju më keni thirrur mua Maria Callas kur unë as nuk e dija kush ishte ajo, çfarë nderi ishte t’i kaloj të gjitha ato vite pranë jush dhe krijimtarisë tuaj, faleminderit që gjithmonë ke qenë human dhe nuk më trajtoje vetëm si një varëse në këmbë, por gjithmonë duke më pyetur për sfondin tim dhe kulturën time, për ndarjen e shakave dhe udhëtimeve tuaja. (këto janë disa nga modelet më të preferuara të modës Chanel që unë kam ecur)
RIP Karl”, janë fjalët e Çunmulajt. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BuEXhdmH-nv/