Pas vdekjes së Arlind Gjikollit, Gjiko ka një lutje për lokalet e Pejës

Ditën e djeshme, artisti Arlind Gjikolli, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë. Reperi i njohur kosovar, Gjiko kishte lidhje familjare me Arlindin, shkruan lajmi.net. Gjiko ka bërë një dedikim prekës, në llogarinë e tij në ‘Instagram’ ku edhe i ka shpërndarë disa kujtime përkrah tij. Në shkrim, Gjiko tha se pavarësisht dhimbjes së…

ShowBiz

06/12/2022 12:37

Ditën e djeshme, artisti Arlind Gjikolli, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Reperi i njohur kosovar, Gjiko kishte lidhje familjare me Arlindin, shkruan lajmi.net.

Gjiko ka bërë një dedikim prekës, në llogarinë e tij në ‘Instagram’ ku edhe i ka shpërndarë disa kujtime përkrah tij.

Në shkrim, Gjiko tha se pavarësisht dhimbjes së madhe po mundohet të bëhet i fortë, duke i premtuar se premtime që ia ka dhënë do t’i mbaj dhe do të vazhdojë tutje.

Gjithashtu, Gjiko ka kërkuar që lokalet e Pejës sot në orë 15:00 të lëshojnë muzikën e Gjiklos për nder të tij.

Postimi i plotë i Gjikos:

Gjikla, po mundona mu bo i fortë, njëjtë si me mësove tërë jetën, ty të kom pas vëlla shok mentor aleat o Gjikla jem, shume sfida i kaluam bashkë edhe këtë sfide menduam se do e kalonim, vetëm një gjë e di sigurt, sëmundja se pat aspak të lehte, qetësia jote ja ngadalësoj turrin, mençuria jote e zhveshi atë. Shkenca e mjekësia u facionua me metodat tuaja, por ja që Zoti të deshti më shumë se ne. Sepse engjëjt nuk jetojnë në tokë por në parajsë. Premtimin ta kom dhënë, e premtimet do i mbaj, amanetin do ta kryej, e kurë nuk kom me u ndal, veç për ty Gjikla jem, njëjtë si ti që nuk u ndale asnjëherë për mua Gjikla jem. Pusho i qetë vëlla i dashur , e ishalla na ki bo hallall të gjithëve, gjithmonë në zemrat tona pulsi jonë do të jesh./Lajmi.net/