Pas turpërimit në Prishtinë, lojtari i Azerbajxhanit thotë se shteti i tij bën mirë që se njeh Kosovën

Kombëtarja e Azerbajxhanit është kthyer e turpëruar në shtëpi pas humbjes 4:0 nga Kosova në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Sport

22/11/2018 09:36

Azakëve iu është shuar ëndrra për Kampionatin Evropian të vitit 2020, duke u demoluar në Prishtinë në një natë të erret për futbollin e tyre.

Me këtë humbje nuk ka mundur të pajtohet assesi lojtari i Azerbajxhanit, Ruslan Gurbanov, i cili ka bërë deklarata aspak profesionale, duke përzier sportin me politikë.

Ai është ankuar në mos respektimin e himnit të Azerbajxhanit në Prishtinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, duke i cilësuar kosovarët njerëz të egër, e duke shtuar se shteti i tij bën mirë që se njeh Kosovën, raporton ‘azerisport’, përcjell ‘lajmi.net.

Kujtojmë se në mediet e Azerbajxhanit është kritikuar shumë paraqitja e kombëtares së tyre ndaj Kosovës./Lajmi.net/