Pas tre viteve, Khalid dhe Prishtina ‘divorcohen’

Sulmuesi i Prishtinës, Basit Khalid është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra e kryeqytetit.

Sport

21/08/2019 15:16

I ardhur nga FC Stars (ekip ganez) në vitin 2016, 23-vjeçari duket se ka vendosur të vazhdojë karrierën jashtë Kosovës.

Khalid luajti tre vite me fanellën e Prishtinës ku pati 105 paraqitje, 30 gola të shënuar dhe 11 asistime

Sulmuesi shtatëlartë karrierën më tutje do ta vazhdojë te Teuta e Durrësit. /Lajmi.net/