Pas Timo Werner, ky do të jetë transferimi i radhës i Chelsea

Ben Chilwellit po i pëlqen ideja e largimit nga Leicester City për t’iu bashkuar Chelseas që ka nisur një revolucion me Frank Lampard.

Sport

05/06/2020 10:55

Mbrojtësi anglez ka qenë synim i Chelseas për një kohë të gjatë, dhe shpresat për transferimin në ‘Stamford Bridge’ mund të finalizohen këtë verë.

Sidoqoftë, thuhet se ‘Dhelprat’ vlerësojnë Chilwell më shumë sesa Harry Maguire, të cilin e shitën te Manchester United për 80 milionë euro verën e kaluar.

Mirror thotë se Chilwell ende nuk i ka thënë Leicester se ai dëshiron të largohet, me skuadrën e Brendan Rodgers që po kërkon një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Leicester po kërkon 85 milionë euro për lojtarin e tyre të akademisë, megjithëse besohet se Chelsea do të mund të transferojë me një çmim më të lirë shkaku i krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Kujtojmë se në Angli po raportohet se Chelsea ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Timo Werner nga RB Leipzig./Lajmi.net/