Pas takimit me hoxhën, Kurti pritet nga guvernatorja e Iowa-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Guvernatoren e Iowas, Kim Rejnolds.

Lajme

13/05/2022 19:10

Nëpërmjet një komunikate për media, shtohet se në qendër të takimit ndërmjet Kurtit dhe Rejnolds, ka qenë potenciali për rritje të bashkëpunimit, por edhe për krijimin e mundësive të reja për investime si dhe për shfrytëzimin e potencialit natyror, shkruan lajmi.net.

“Partneriteti i fortë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, dhe potenciali për rritje të bashkëpunimit, ishin në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti me Guvernatoren e Iowas, znj. Kim Rejnolds. U bisedua për krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, për rritjen e investimeve, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, shfrytëzimin e potencialit natyror si dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta të të dyja vendeve. U tha se shembulli i bashkëpunimit ushtarak duhet të vazhdohet në fushën civile, duke fuqizuar partneritetin edhe në ekonomi, bujqësi e arsim. U veçua fillimi i shërbimeve konsullore në këtë shtet”, njoftohet në komunikatë.

Tutje shtohet se, Kurti ka shprehur mirënjohje për marrëdhënien speciale që ka Kosova me Iowan, si dhe është vlerësuar partneriteti në mes Gardës Kombëtare të Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Komunikata e plotë:

Kryeministri Kurti u prit në takim nga Guvernatorja e Iowa-s,  znj.Kim RejnoldsPartneriteti i fortë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, dhe potenciali për rritje të bashkëpunimit, ishin në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti me Guvernatoren e Iowas, znj. Kim Rejnolds.Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për marrëdhënien speciale në mes Kosovës dhe Iowa-s, si dhe kontributin për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të lirë dhe të orientuar drejt vlerave perëndimore.U bisedua për krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, për rritjen e investimeve, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, shfrytëzimin e potencialit natyror si dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta të të dyja vendeve. U tha se shembulli i bashkëpunimit ushtarak duhet të vazhdohet në fushën civile, duke fuqizuar partneritetin edhe në ekonomi, bujqësi e arsim. U veçua fillimi i shërbimeve konsullore në këtë shtet.Në veçanti u vlerësua partneriteti në mes të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe qëllimi afatgjatë për zhvillimin e ngritjen e mëtejme të saj dhe përafrimin e kushteve për anëtarësim në NATO.Kryeministri theksoi se Kosova është faktor stabiliteti në rajon dhe se do te vazhdojë të jetë kontribuese për sigurinë në rajon dhe botë, në mbrojtje të paqes dhe vlerave demokratike, përkrah aleatëve, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.Në këtë takim, morën pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, koloneli Ejup Maqedonci, dhe shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku. /Lajmi.net/