Pas suspendimit të Henryt, Monaco po e rikthen ish-trajnerin

Thierry Henry është suspenduar nga Monaco, pas rezultateve.

Sport

24/01/2019 21:30

Monaco vendosi që ta suspendoi Thierry Henry, pak muaj pasi e kishte emëruar si trajner.

Skuadra franceze është duke e kërkuar tani një trajner të ri, pas largimit të ish-yllit të Arsenalit, përcjell lajmi.net.

Monaco është duke e kërkuar rikthimin e Leonardo Jardim edhe pse e kishte shkarkuar në muajin tetor të vitit të kaluar.

Skuadra franceze po rrezikon të bije nga liga, andaj ata duan që ta rikthejnë ish-trajnerin e tyre. /Lajmi.net/