Pas Spanjës, edhe Argjentina prek finalen e Kampionatit Botëror në basketboll

Janë mësuar dy skuadrat finaliste të Kampionatit Botëror në basketboll, Kina 2019.

Sport

13/09/2019 16:45

Sikur rrallë herë, këtë herë në finale nuk do të jetë Kombëtarja e SHBA-ve, e cila u mposht nga Franca në rrugëtimin e saj drejt të artës.

Në dy gjysmëfinalet e luajtura sot, Spanja ka siguruar biletën për finale duke mposhtur Australinë, kurse Argjentina arriti që të dërrmonte Francën, raporton lajmi.net.

Kombëtarja latine arriti të triumfonte me rezultatin 80:66, duke synuar tashmë edhe trofeun e madh, në sfidën kundër ‘Stuhisë së Kuqe’.

Argjentina ishte një nga befasitë më të këndshme të Kupës së Botës 2019, në basketboll. /Lajmi.net/