Pas skandalit të tradhtisë, Jordyn Woods paraqitet në publik

Jordyn Woods javë më parë ka qenë kryetemë e medieve rozë.

ShowBiz

23/03/2019 19:25

Jordyn Woods u përfshi në një skandal tradhtie me Tristan Thompson, tashmë ish-partnerin e Khloe Kardashian, shkruan lajmi.net.

Në një intervistë, Woods e kishte mohuar të ketë pasur diçka me Tristanin, por Khloe e kishte thënë të kundërtën.

Mbrëmjen e së premtes, Jordyn Woods u fotografua nga paparacët, teksa po shijonte jetën e natës.

Ajo kishte veshur një minifund të zi, të cilin e kishte kombinuar me xhaketë, që kishte po të njëjtën ngjyrë. /Lajmi.net/