Pas skandalit jep dorëheqje kryemyftiu i Maqedonisë?

Kryetari Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Slejman Rexhepi, sot pritet të jap dorëheqje.

Lajme

27/05/2020 12:55

Sipas disa informatave që kanë arritur në redaksinë e Gazetës Express në Shkup, kreu i BFI-së Reisul.

Sulejman Rexhepi sot pritet të jep dorëheqje.

Pas Rexhepit mendohet se si ushtrues detyre do të vij myftiu i rajonit të Gostivarit Shaqir Fetahu megjithatë ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

Sulejman Rexhepi ka mbi 15 vite që qëndron në krye të BFI-së ndërsa disa herë ka pasur tentime të pasuksesshme për ta larguar atë nga karrigia e udhëheqësit të këtij institucioni.

Kohëve të fundit ai u bë temë aktive e mediave për shkak të martesës me një vajzë rreth 50 vjet më të re se ai.

Ndërkaq para 2 javësh u publikua një video ku shihej se si udhëheqësit e medresesë së Shkupit dhe disa familjar të Sulejman Rexhepit e shanin heroin tonë kombëtarë, Komandantin Legjendarë, Adem Jasharin.