Pas shumë sharjesh e ofendimesh, reperi i kërkon falje kolegut të tij

Merr fund lufta! Të paktën për Soulja Boy.

ShowBiz

04/01/2017 21:47

Reperi 26 vjeçar postoi një video në Instagram, duke kërkuar “armëpushim” me armikun e sapo formuar, Chris Brown. Për më tepër, Soulja dëshiron të bëjë edhe këngë me Chris.

Reperi i “Kiss me thru the phone” ka qenë i tronditur nga fakti se nëna e tij e dashur është në spital duke luftuar me vdekjen, dhe kjo ka bërë që ai të thërrasë mendjes e të reflektojë.

Soulja, tha në një video të shkurtër se ka nevojë të përmirësojë sjelljen e tij për shkak të nënës sepse ajo nuk do të ishte krenare për veprimet e tij të fundit, ku përfshihet edhe sherri me Chris Brown.

Madje ai tashmë nuk e ka fare problem të ndajë edhe bukën me reperin 27 vjeçar, pasi shprehet hapur për një bashkëpunim të mundshëm me të.

“Nuk ka rëndësi kush e nisi sherrin, por kush e mbyll atë. Dua të bëj muzikë me Chris Brown, kështu që për të gjithë mediat, blog-et, miqtë e mi, fansat, ju kërkoj falje”, tha Soulja Boy.

Tashmë le të presim dhe të shikojmë nëse Chris Brown do të përgjigjet!