Pas Shtëpisë së Bardhë, probleme me COVID-19 edhe në Bruksel, vetizolohet presidentja e Komisionit Evropian
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është vetizoluar pas testit që ka bërë për koronavirus.
Bota
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar përmes Twitterit se është në vetizolim, pas kontaktit që ka pasur me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ajo ka bërë të ditur se të martën e kaluar ka marrë pjesë në një takim me një person që pastaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ursula von der Leyen ka shkruar se është vetizoluar si dhe është testuar përsëri sot.
“ Unë kam rezultuar negativ pas testit të bërë të enjten megjithatë jam testuar përsëri sot”, ka shkruar ajo.
I’ve been informed that I participated in a meeting last Tuesday attended by a person who yesterday tested positive for COVID-19. In accordance with regulations in force, I’m therefore self-isolating until tomorrow morning. I’ve tested negative on Thursday & am tested again today
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 5, 2020