Pas shkarkimit nga Shqipëria, Panucci po bëhet me skuadër të re

Federata e Futbollit të Shqipërisë se shkarkoi Christian Panuccin, pas rezultateve të dobëta.

Sport

24/03/2019 18:13

Christian Panucci në 15 ndeshje kishte pësuar nëntë humbje, duke bërë që FSHF ta shkarkoi atë.

Trajneri italian u shkarkua pas humbjes nga Turqia 0 me 2 në Loro Borici, gjersa është shumë afër të bëhetë me skuadër të re, përcjell lajmi.net.

Sipas Calciomercato, Panucci është shumë afër ta marrë drejtimin e një skuadre nga Serie B.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare është duke u kërkuar me ngulm Salernitana, që aktualisht luan në ligën e dytë të Italisë.

Në listën e Panuccit janë edhe dy skuadra nga Serie A, të cilat parashikohen se në sezonin e ardhshëm do luajnë në B.

Bëhet fjalë për Chievon dhe Frosinonen, të cilat mbajnë vendin e fundit dhe të parafundit në renditje, që me të gjitha shanset do bien nga kategoria në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/