Pas shkarkimit nga Real Madrid, Lopetegui po transferohet në Premierligë

Julen Lopetegui është deklaruar për herë të parë pas shkarkimit nga Real Madridi.

Sport

14/02/2019 14:13

Julen Lopetegui ka folur për herë të parë pas shkarkimit nga Real Madridi vitin e kaluar, ndërsa ka zbuluar edhe të ardhmen e tij.

Trajneri spanjoll ka thënë se ai po e shikon mundësinë e transferimit në Premierligë.

“Çdo trajner dëshiron të jetë pjesë e ligës më të fort në botë, natyrisht se nuk do ta refuzoja kalimin në Premierligë”, tha Lopetegui në një intervistë për gazetarin, Guillem Balague, përcjell lajmi.net.

“Në Angli ju mund ta shijoni atmosferën, pasi lojtarët kanë shumë respekt dhe tifozët janë të mahnitshëm.”, ka shtuar mes të tjerash ai. /Lajmi.net/