Pas Serbisë e Bosnjes, tre senatorët amerikanë nesër vijnë në Kosovë – Takohen me Kurtin e Osmanin
Tre senatorët amerikanë të cilët janë duke zhvilluar një vizitë në tri shtete të Ballkanit Perëndimor, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen, nesër do të vijnë në Kosovë.

Lajme
Ata do të udhëtojnë për në Kosovë pas vizitës që përfunduan në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa dje ishin në Serbi, ku zhvilluan takim edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan lajmi.net.
Senatorët amerikan pritet që të takohen me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Në takimet me Osmanin dhe Kurtin, senatorët amerikanë do të jenë të shoqëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Vizita e senatorëve amerikan në Serbi, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë vie pas zhvillimeve mes Ukrainës e Rusisë dhe paralajmërimeve se rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të jetë cak për një tjetër destabilizim.
Këtë e ka thënë edhe senatori Murphy, i cili kur kishte paralajmëruar vizitën në shtetet e lartëcekura, kishte deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, mund t’ia mësyjë krijimit të ndonjë problemi në rajon të brishtë siç është Ballkani Perëndimor.
“Derisa Rusia vazhdon të humbasë në Ukrainë, ata do të përpiqen të krijojnë probleme në rajonet e brishta të afërta. Unë gjatë kësaj jave jam në Serbi, Kosovë dhe Bosnje me senatoren Shaeen dhe senatorin Thom Tills për të forcuar lidhjet e SHBA-së me Ballkanin përballë përpjekjeve të huaja për ta minuar paqen”, kishte deklaruar Murpy në një postim në Twitter.
Deri më tani, senatorët amerikanë kanë zhvilluar takime me Vuçiqin e Bërnabiqin në Serbi dhe me treshen presidenciale të Bosnje e Hercegovinës.
Senatorët amerikanë gjatë takimit me Vuçiq, i kanë kërkuar atij që Serbia t’i bashkohej Perëndimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. /Lajmi.net/
As Russia continues to lose in Ukraine, they will look to make trouble in nearby fragile regions.
I’m in Serbia, Kosovo, and Bosnia this week with @SenatorShaheen and @SenThomTillis to strengthen U.S. ties to the Balkans in the face of foreign efforts to undermine peace.
— Chris Murphy (@ChrisMurphyCT) April 19, 2022