Pas rrahjes – arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre meshkuj në Viti, pasi tw njëjtit janë përfshirë në një rrahje mes vete. 

Lajme

23/03/2019 14:45

Të tre të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, njofton Klan Kosova.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar.