Pas rinovimit së Pedrit, Barcelona e do transferimin e yllit të Valencias

Barcelona është ende duke punuar në rinovimin e kontratës së disa yjeve, por kjo nuk i ndalon që të mos shohin përforcime gjithashtu.

Sport

14/10/2021 19:47

Emri më i fundit që nuk është për herë të parë, është Jose Gaya i rivalit, Valencia, transmeton lajmi.net.

Spanjolli ka zhvilluar më shumë se 200 ndeshje për Valencian dhe është kapiten vetëm në moshën 26-vjeçare.

Nënshkrimi me të nuk do jetë e lehtë, por ashtu siç e transferuan Jordi Alban, Barcelona beson që do e bind dhe Gaya.

Sipas Mundo Deportivo, negociatat për rinovimin e Gayas nuk janë duke shkuar mirë, me kontratën që i skadon në vitin 2023.

Para nënshkrimit me Gaya, blaugranasit fillimisht duhet të bëjnë disa shitje./Lajmi.net/