Pas rikthimit në “On Records”, Fero paralajmëron këngën e re

Pak javë më parë Fero e ka konfirmuar se është rikthyer në kompaninë muzikore "On Records".

ShowBiz

27/04/2022 10:06

Reperi nga kjo kompani ishte larguar në gushtë të vitit 2019, shkruan lajmi.net.

Pas rikthimit, Fero ka nisur menjëherë punën për projekte të reja muzikore.

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një videoje që ka postuar në profilin e tij të ‘Instagramit’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FERO (@ferofera)

“A jeni more gati? A e dini se tash tekstet e mia dalin me beat të Zzap dhe Chris”, ka shkruar Fero sipër videos ku shihet në makinë.

Ndërkohë, e njëjta video është publikuar edhe nga të dy producentët, Zzap dhe Chris me mbishkrimin së shpejti.

Kujtojmë që projekti i fundit i Feros është “Gjiro” që u lansua në muajin shkurt dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 500 mijë klikime në kanalin e YouTube./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ZZAP (@zzap1)