Pas publikimit të fotos së personit në kërkim, qytetarët ndihmuan policinë dhe i dyshuari vetёdorёzohet

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 04.12.2020, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar BLERON (Ali) GALANI, i cili kërkohej për veprën penale: “Vjedhje e rёndё”

Lajme

05/12/2020 14:50

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, i dyshuari me tё njejtёn datё ёshtё vetёdorёzuar nё Stacionin Policor Pejë.

I dyshuari B.G është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё.

“Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt”, thuhet në një komunikatë për media të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/