Pas performancës së Lady Gaga’s në ‘Oscars’, reagon edhe kjo këngëtare shqiptare

Performanca live e Lady Gaga's me Bradley Cooper mahniti të gjithë në "Oscars".

ShowBiz

28/02/2019 16:59

Këngëtarja, Lady Gaga dhe Bradley Cooper të hënën befasuan të gjithë me këndimin live që bënë, shkruan lajmi.net.

Kjo performancë e Lady Gaga’s është pëlqyer mjaft shumë edhe nga artistët shqiptarë të cilët e quajtën moment historik.

Së fundmi, është artistja, Ledina Çelo e cila ka reaguar teksa thotë se të kënaq shpirtin me emocionin që përcjell.

“Sigurisht që nuk tingëllon si audio… por të kënaq shpirtin me emocionin dhe artin që përcjell! Të dua Gaga”, shkruan Ledina sipër videos.

Ndërkohë, Çelo ka kohë që nuk ka publikuar projekte të reja që duket se është larguar tërësisht nga muzika. /Lajmi.net/

YouTube player