Pas pensionimit si futbollist, Gjeraj merr drejtimin e Lirisë U21
Robert Gjeraj, ditë më parë i dha fund karrierës si futbollist. Gjeraj ishte njëri bga lojtarët më me përvojë në futbollin kosovar, ku për 22 vite ishte pjesë e shumë ekipeve të ndryshme në vend. Së fundmi ai i njoftoi që do var këpucët, transmeton lajmi.net. 39 vjeçari pas pensionimit si futbollist, karrierën do ta…

Sport
Robert Gjeraj, ditë më parë i dha fund karrierës si futbollist.
Gjeraj ishte njëri bga lojtarët më me përvojë në futbollin kosovar, ku për 22 vite ishte pjesë e shumë ekipeve të ndryshme në vend.
Së fundmi ai i njoftoi që do var këpucët, transmeton lajmi.net.
39 vjeçari pas pensionimit si futbollist, karrierën do ta vazhdojë në rolin e trajnerit.
Gjeraj është emëruar trajner i skuadrës U21 të Lirisë, ku nga ky sezon do ta drejtojë skuadrën prizrenase në Superligën U21, ku do të jetë edicioni i parë./Lajmi.net/