Pas PDK-së, edhe nga partia e Haradinajt thonë se janë gati për zgjedhje – nisin mobilizimin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur mobilizimin për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen gjatë kësaj vere në vend, pas dorëheqjes së Haradinajt.

Lajme

20/07/2019 20:49

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se subjekti i tij është mobilizuar në Gjakovë, shkruan lajmi.net.

“Përtej sfidave dhe vështirësive Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë është mobilizuar, duke e ftuar sovranin që t’ia rikthejë të drejtën e mohuar për të punuar në të mirë të Republikës së Kosovës
Me Kryeministrin tonë!”, ka shkruajtur Gjini.

Përveq partive opozitare, edhe partneri i koalicionit, PDK-ja është treguar e gatshme për zgjedhje.

Kryetari i saj, Kadri Veseli në një konferencë për media të mbajtur sot pasdite, ka thënë se zgjedhjet janë të pashmangshme, dhe se partia e tij është e gatshme për mbajtjen e tyre. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Veseli: Zgjedhjet janë të pashmangshme, PDK e gatshme